Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Vita” kërkon ndërhyrjen e Policisë dhe Prokurorisë Speciale, AUV dhe Muja nuk po i publikojnë rezultatet e mostrave të produkteve

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 15:30
“Vita” kërkon ndërhyrjen e Policisë dhe Prokurorisë Speciale, AUV dhe Muja nuk po i publikojnë rezultatet e mostrave të produkteve

Qumështorja “Vita” ka dalë sërish me një reagim lidhur me vonesën e publikimit të rezultateve të mostrave nga ana e AUV-së dhe Ministrisë në detyrë të Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Armend Muja.

“Vita” ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës për marrjen e mostrave paralele.

Tutje, “Vita” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë në Policinë e Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale të enjten, më 23.07.2026, duke kërkuar që këto institucione të shkojnë në objektin e kompanisë “Vita” dhe të marrin paralelisht mostrat e produkteve të “Vita”-s dhe “Holla”-s.

“Nëpërmjet kësaj komunikate, njoftojmë opinionin publik se sot, më datë 23.07.2026, kemi paraqitur kërkesë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar nga këto institucione që të vijnë dhe të marrin të gjitha mostrat paralele të produkteve ‘Vita’ dhe ‘Holla’, për shkak të vonesës së institucioneve kompetente për të dorëzuar rezultatet brenda afateve ligjore ”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se gjatë marrjes së mostrave, si inspektorë janë paraqitur këshilltarja e ministrit në detyrë, Armend Muja, si dhe një pronar i një kompanie konkurrente.

Reagimi i plotë:

Vonesa e rezultateve: VITA kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë për marrjen e mostrave paralele te produkteve VITA dhe Holla.

Nëpërmjet kësaj komunikate, njoftojmë opinionin publik, që sot, më datë 23.07.2026, kemi paraqitur Kërkesë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nëpërmjet të cilës kemi kërkuar nga këto institucione që të vijnë dhe të marrin të gjitha mostrat paralele të produkteve Vita dhe Holla, për shkak të vonesës së institucioneve kompetente për të dorëzuar rezultatet brenda afateve ligjore.

Duke marrë parasyshë që deri më sot nuk kemi pranuar rezultatet dhe pavarësisht kërkesave të shumta që i kemi bërë ndaj institucionit AUV, ne akoma nuk kemi pranuar rezultatet e analizave të mostrave.

Duke e konsideruar edhe vetë faktin që në inspektimin e datës 02.07.2026, Këshilltarja Politike e Ministrisë së Bujqësisë na u ka prezentuar si Inspektore, e njësoj ka bërë edhe pronari i Kompanisë konkurrente, ne e kemi parë të udhës që të paralajmërojmë Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, që të ndërmarrin masa dhe të parandalojnë manipulimin me rezultatet e të gjitha mostrave që i ka marrë AUV, për brendet “Holla” dhe “Vita”.

Më shumë nga Lajme

  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi