Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjedhje e trafostacionit në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 12:18
Vjedhje e trafostacionit në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra

Një vjedhje në Stacionin e Pompave në Pusi Atit ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë në Suharekë dhe disa fshatra përreth.

Përmes një njoftimi, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar është demoluar dhe vjedhur trafostacioni elektrik që furnizonte me energji dy pompa të ujit.

Si pasojë e dëmtimit, dy pompat kanë mbetur jashtë funksionit, ndërsa mund të ketë kufizime në furnizimin me ujë në qytet dhe në disa fshatra.

Sipas njoftimit, zonat që mund të preken nga kjo situatë janë Gelanca, Gjinoci, Leshani, Terrnja, Nepërbishti dhe Shiroka.

“Theksojmë se Komuna e Suharekës nuk ka kompetencë direkte në menaxhimin e furnizimit me ujë, pasi kjo përgjegjësi i takon Hidroregjionit Jugor.

Megjithatë, meqë kemi pranuar njoftim zyrtar për këtë situatë, e konsiderojmë të rëndësishme që qytetarët të informohen me kohë dhe në mënyrë transparente” njoftoi Muharremaj.

Postimi i plotë i kryetarit:

Të nderuar qytetarë,

Zyrtarisht jemi njoftuar nga Hidroregjioni Jugor se gjatë natës së kaluar, në Stacionin e Pompave në Pusi Atit, ka ndodhur një vjedhje, ku është demoluar dhe vjedhur trafostacioni elektrik që furnizonte me energji dy pompa të ujit.

Si pasojë, dy pompa kanë mbetur jashtë funksionit dhe mund të ketë kufizim të furnizimit me ujë në qytet dhe në disa fshatra, përfshirë Gelancën, Gjinocin, Leshanin, Terrnjen, Nepërbishtin dhe Shirokën, deri në gjetjen e një zgjidhjeje për sanimin e dëmit dhe rikthimin e funksionimit të pompave.

Theksojmë se Komuna e Suharekës nuk ka kompetencë direkte në menaxhimin e furnizimit me ujë, pasi kjo përgjegjësi i takon Hidroregjionit Jugor.

Megjithatë, meqë kemi pranuar njoftim zyrtar për këtë situatë, e konsiderojmë të rëndësishme që qytetarët të informohen me kohë dhe në mënyrë transparente.

Komuna do ta përcjellë situatën nga afër dhe, brenda kompetencave të saj, do të ofrojë bashkëpunimin e nevojshëm për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

fshatravjedhjemuharremaj

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret