Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjen deklarimi i KFOR-it pasi FSK shkeli gabimisht në veri

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 20:43
Vjen deklarimi i KFOR-it pasi FSK shkeli gabimisht në veri

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është deklaruar pas rastit të sotëm, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë e Kosovës u futën gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes.

Në përgjigjen e dhënë për Klankosova.tv, KFOR njoftoi se komandanti i tyre [Ozkan Ulutash] ka zhvilluar bisedë me Bashkim Jasharin, për lëvizjen e gabuar të njësisë së FSK-së.

Jashari ia ka përsëritur Ulutashit se devijimi ka qenë i përkohshëm si pasojë e ‘një gabimi’.

“Kjo pikë u theksua sërish gjatë një bisede telefonike sot mes Komandantit të KFOR-it dhe Komandantit të FSK-së. Komandanti i FSK-së konfirmoi se njësia e FSK-së kishte devijuar përkohësisht nga rruga e saj për shkak të një gabimi”.

“Ne e kemi pranuar deklaratën e bërë nga Policia e Kosovës dhe nga FSK-ja, se njësia përkatëse e FSK-së kishte dalë gabimisht për disa minuta nga itinerari i saj dhe ishte kthyer menjëherë në rrugën fillestare, në jug të Kosovës”.

Nga KFOR deklaruan po ashtu se e mirëpresin “respektimin e vazhdueshëm nga ana e FSK-së të marrëveshjes së gjatë për të mos dërguar personel të FSK-së në veri të Kosovës pa njoftimin dhe miratimin paraprak të Komandantit të KFOR-it.”

Në fund u tha për KlanKosova se ky mision është i pozicionuar mirë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun e vendit dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm në aspektin e sigurisë.

FSKKFOR

Më shumë nga Lajme

  • 12:24CNN: Qëllimet e administratës Trump për luftën me Iranin kanë ndryshuar dhe janë reduktuar
  • 12:08Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët, Republika peng i Albin Kurtit
  • 11:40Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit
  • 11:04QKUK: Gjendja e 30 vjeçarit për momentin është stabile
  • 10:46Shoferin e zuri gjumi? 12 të vdekur në aksidentin me autobus në Hungari