Partia Popullore Evropiane (EPP), ka shprehur mbështetjen e saj për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në prag të zgjedhjeve të së dielës.
Përmes një postimi, EPP vlerëson lidershipin e Abdixhikut dhe vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
“Teksa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, LDK nën udhëheqjen e Lumir Abdixhiku, po u ofron shpresë qytetarëve të Kosovës. Shpresë për një të ardhme më të mire, për ekonomi të begatë, për një Kosovë stabile dhe në harmoni me Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e EPP-së.
