Subjekti politik shqiptar, në pushtet në Maqedoninë e Veriut, VLEN ka thënë se uron dhe beson që katër krerët e UÇK-së do të lirohen të mërkurën.
Në një njoftim për media, VLEN shprehu përkrahjen për katër udhëheqësit e luftës së UÇK-së të cilët përballen me akuza për krime lufte.
Sipas VLEN, lufta e UÇK-së është një ndër periudhat më të lavdishme të historisë së kombit.
Njoftimi i plotë:
Lufta çlirimtare e Kosovës dhe rrugëtimi i saj drejt pavarësisë janë ndër periudhat më të ndjeshme, por edhe më të lavdishme të historisë sonë të përbashkët. Ne shqiptarët e kemi ende të gjallë kujtesën për vuajtjet, sakrificat dhe qëndresën e shqiptarë përballë një regjimi represiv.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare për liri, dinjitet dhe mbijetesë. Mbi sakrificën e dëshmorëve dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri janë ngritur themelet e Republikës së pavarur të Kosovës.




