Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Votimi përmes postës, KQZ del me disa sqarime

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 14:41
Votimi përmes postës, KQZ del me disa sqarime

Pas shqetësimeve të ngritura nga disa votues jashtë Kosovës për mungesën e shiritit ngjitës në pakon e votimit përmes postës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vlerëson të nevojshme të sqarojë disa çështje që kanë të bëjnë me votimin jashtë Kosovës, përkatësisht votimin përmes postës.

KQZ njofton se, ashtu si në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2025, edhe në zgjedhjet aktuale të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, nuk është paraparë përdorimi i shiritit ngjitës të KQZ-së, i cili ishte përdorur në Zgjedhjet Lokale 2025.

Procesi i votimit me postë zhvillohet në atë mënyrë që votuesi e vendos fletëvotimin në zarfin e fshehtësisë, i cili mbyllet me ngjitësin standard që e posedon vet zarfi. Pra, mungesa e një shiriti shtesë ngjitës nuk e cenon vlefshmërinë e fletëvotimit.

KQZ vazhdimisht ka ndërmarrë masa sigurie në procesin e votimit jashtë vendit dhe një e tillë, nga Zgjedhjet Lokale 2025 dhe në proceset zgjedhore në vazhdim, është pikërisht dërgimi nga KQZ i pakos me fletëvotimin e shtypur dhe materialet tjera përcjellëse në adresë të votuesve të regjistruar.

Fletëvotimet të cilat janë të vendosura në pakon individuale, janë fletëvotime që përmbajnë elementet e sigurisë, të ngjashme me fletëvotimet që përdoren në Kosovë, në procesin e votimit në vendvotime. Këto elemente sigurie janë të përcaktuara nga KQZ në Rregulloren Zgjedhore për fletëvotimet dhe broshurat. Ato përmbajnë së paku tri veçori të sigurisë, të cilat i bëjnë ato të mbrojtura nga kopjimi apo falsifikimi. Këto veçori përfshijnë mikroshtypin, UV printin dhe elementin “anti-copy”, i cili shfaq shenjë dalluese në rast se tentohet kopjimi i fletëvotimit.

Po ashtu, KQZ sqaron se secili fletëvotim që u është dërguar votuesve jashtë Kosovës për votim përmes postës, është i vulosur në pjesën e pasme me vulë ngjyrë të zezë. Pra, vula e vendosur në këto fletëvotime është me ngjyrë të zezë dhe nuk do të thotë se fletëvotimi është kopje.

Përveç këtyre elementeve, votimi me postë sigurohet edhe me pajisjen e votuesve me dëftesën e regjistrimit, një dokument unik që KQZ ua dërgon çdo aplikuesi pasi arrin regjistrohet suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Në mënyrë që procesi i votimit përmes postës të jetë i vlefshëm, votuesit duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së, si në vijim: · Plotësoni fletëvotimin; · fletëvotimin e plotësuar vendoseni në zarfin e fshehtësisë; · zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes; · mbi zarfin kthyes, shënoni adresën e kutisë postare; dhe · vendoseni pullën postare (nëse aplikohet në shtetin ku jetoni) dhe dërgojeni zarfin në postë.

Në fund, KQZ fton për vëmendje votuesit përmes postës se pako e tyre me fletëvotim duhet të jetë individuale dhe duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës më së largu deri më 6 qershor 2026.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 13:02KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale
  • 13:02Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet
  • 12:41Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz
  • 12:40Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania
  • 12:14PK del me detaje, këto janë arsyet që e përjashtuan dhëndërrin e Thaçit nga puna