Kanë kaluar 9 muaj që nga vrasja e trefishtë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që të dyshuarit ende nuk janë kapur nga institucionet e drejtësisë.
Mefail Shkodra së bashku me dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra vazhdojnë të jenë të paarritshëm, derisa nga policia e Kosovës thonë se i kanë marr të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë edhe fletarrestin ndërkombëtar.
“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme ju informojmë se lidhur me rastin Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke përfshirë edhe fletarrestin ndërkombëtar, ndërsa sa i përket çështjes së zyrtarëve policorë ju lutem që ti adresoheni IPK-së.”
E pas vrasjes që ndodhi në gusht të vitit të kaluar, në një kafene në qytet ishin aktivizuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët thanë se edhe më tutje dkatër zyrtarët policor vazhdojnë të jenë të suspenduar.
“Duke ju referuar kërkesës suaj gjeni përgjigjen nga IPK-ja si në vijim: Sa i përket zyrtarëve policorë IPK ju konfirmon se të njëjtit janë ende të suspenduar me pagesë dhe se kjo do të vazhdojë deri sa të jetë në interes të hetimit penal të cilin është duke e zhvilluar IPK-ja. Rasti në fjalë është ende në hetim dhe hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë duke kryer disa veprime hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente.”
