Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 18:51
VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

VV-ja ia ka kthyer një përgjigje PDK-së, lidhur me nismën e tyre për Projektligjin e Gjykatës Speciale në Kuvend.Njoftimi i plotë:

1. Presim që Gjykata Kushtetuese të vendosë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh se kërkesa e parashtruar në Gjykatë nuk është tërhequr.Për këtë arsye, konsiderojmë të nevojshme që fillimisht të pritet vendimi i Gjykatës dhe të vlerësohen implikimet juridike që mund të dalin prej tij.

2.Sa i përket propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit, LVV do ta shqyrtojë atë me kujdes nga aspekti juridik, përfshirë përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara.

Duke qenë se procedurat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së zhvillohen me ekipe të veçanta të mbrojtjes, çdo iniciativë duhet të vlerësohet me kujdes edhe në raport me interesat dhe strategjitë juridike të secilit rast. 3.Vlerësojmë se në këtë fazë është më e rëndësishme të ndërtohet një qasje institucionale dhe shtetërore e koordinuar, e mbështetur në analizë të plotë juridike.

Çdo veprim duhet të ndërmerret vetëm pasi të jenë vlerësuar me kujdes pasojat e tij të mundshme juridike, veçanërisht në raport me procedurën në shkallë të dytë, përkatësisht procedurën e apelit.Qëllimi duhet të jetë që veprimet institucionale të jenë të menduara, të bashkërenduara dhe të mos krijojnë pasoja të padëshiruara për proceset gjyqësore në zhvillim.

lidhurvv-japdk-së

Më shumë nga Lajme

  • 19:37Kur pritet të përfundoj sanimi në rrugën “Holger Pedersen, flet drejtoresha Pllana
  • 19:19Çitaku para protestës në Prishtinë: Çdo zë që ngrihet këtu dëgjohet edhe në Hagë, shihemi në shesh
  • 19:19“Deklarata fyese dhe denigrues kundër UÇK-së, nuk duhet me qenë ministre” – Buja i ashpër me Gërvallen
  • 19:08Grabovci viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: “Me këto familje ishim bashkë në të kaluarën, jemi sot dhe gjithmonë do të jemi”
  • 19:06Gara: Rezultatet e para të ADN-së nga Jabuka, identifikohen tri viktima