Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

VV paralajmëron edhe një “intensifikim” të përpjekjeve për zgjedhjen e Presidentit, Rexhaj: Do të kalojmë në emra

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 14:51
VV paralajmëron edhe një “intensifikim” të përpjekjeve për zgjedhjen e Presidentit, Rexhaj: Do të kalojmë në emra

Vetëm nëntë ditë të mbetura nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

Ai për KosovaPress, ka bërë të ditur se java e ardhshme pritet të karakterizohet me takime më të shpeshta të Kurtit, duke theksuar nevojën që procesi të kalojë nga diskutimet e përgjithshme në propozime konkrete për emra.

“Unë pres intensitet të takimeve. Pres që të ketë takime gjatë javës së ardhshme. Natyrisht duhet të kalojmë në propozime konkrete të emrave të zgjidhjes së problemit që na çon në drejtim të zgjedhjes së presidentit apo presidentes. Ashtu siç kemi biseduar në grupin parlamentar, nuk do të ketë asnjë problem që e pengon këtë proces sa i përket LVV-së. Ne jemi të bindur se duhet të zgjidhet presidenti”, deklaron ai.

Sipas tij, dështimi për zgjedhjen e presidentit në këtë fazë do të kishte pasoja serioze politike, ku vendi mund të hyjë në një cikël krizash, në të cilin zgjedhjet mund të përsëriten vazhdimisht.

Duke folur për dialogun ndërpartiak, Rexhaj ka theksuar se kompromisi është i domosdoshëm, por ka kritikuar qasjen e disa partive opozitare. Ai ka vlerësuar se diskutimi i kritereve, siç propozon LDK-ja, është i nevojshëm, ndërsa ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së për ftesa zyrtare për takime, duke e cilësuar si pengesë për komunikim.

Rexhaj thotë se LVV-ja është e gatshme për kompromis për presidentin, por sipas tij, kjo nuk nënkupton tërheqje të njëanshme, por gatishmëri për të shqyrtuar emra konkretë dhe për të ndërtuar konsensus brenda grupit parlamentar.

Nëse Kuvendi nuk zgjedh presidentin deri më 28 prill, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Deri më tani, pas aktgjykimit të Kushtetueses për këtë çështje, është mbajtur vetëm një takim mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut nga LDK-ja. Në anën tjetër, PDK-ja ka kërkuar ftesë zyrtare për takim, e cila deri më tani nuk ka ndodhur.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 08:20Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dyti, kishte dhe familje të tjera…
  • 08:19E rëndë: 72-vjeçari humb jetën në aksident trafiku
  • 08:16Kim dhe Putin riafirmojnë lidhjet në Ditën e Çlirimit të Koresë
  • 08:09Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Vetura përfundon mbi vazot e betonit në shesh të Suharekës