Ish-deputeti Zafir Berisha ka reaguar pas incidentit në Skenderaj, ku janë përfshirë kryetari i degës së Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehena, dhe kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku.

Në reagimin e tij, Zafir Berisha ka deklaruar se ajo që ndodhi është “pasojë e një klime politike e shoqërore” dhe, sipas tij, është “investim i Albin Kurtit dhe Serbisë”, duke akuzuar për nxitje të përçarjes dhe tensioneve politike në vend.

“Ajo që ndodhi në Skenderaj është pasojë e një klime politike e shoqërore në të cilën ka investuar gjatë Serbia dhe Albini.”, ka shkruar Berisha në Facebook.