Me afatin për zgjedhjen e Presidentit i cili është drejtë skadimit, partitë politike parlamentare ende nuk kanë gjetur marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti pa dhënë detaje, tha se janë kontakt me partitë e tjera, ndërkohë zëvendësi i tij, Glauk Konjufca, kërkoi nga PDK-ja emra të kandidatëve. Por, deputeti i PDK-së Përparim Gruda tha që ende se kanë pranuar ftesën zyrtare, pas së cilës do mund të fillonin diskutimet konkrete
Në ngjarjen ku flitej për turizmin në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, dukej shumë në humor të mirë.
Por, kur përfundoi ngjarja, edhe disponimi i ndërroi, sidomos përballë pyetjes që po i bëhet vazhdimisht, e të cilës iu përgjigj shkurt.
“Jemi në diskutime me kryetarët. Kurdo që ka diçka të re do ju njoftojmë”, ka deklaruar Albin Kurti, kryeministër.
Shumë më gjatë se Kurti, për këtë çështje foli, Glauk Konjufca, i cili u shpreh i gatshëm të heqë dorë nga kandidatura e tij, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje politike.
“Në momentin që opozita e nxjerrë një kandidat, është gjëja e parë që do ta bëja”, ka dekalaruar Konjufca.
Por, një marrëveshje me PDK-në aktualisht sipas Konjufcës është e vështirë.
“PDK, dueht ti nxjerrë emrat në tavolinë. Sepse nuk mund të nënshkruajmë marrëveshje symbyllazi, sepse në PDK- ka emra të pakapërcyeshëm për neve”, ka deklaruar Konjufca, Kandidat i Vetëvendosjes për President.
