Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarri në Prishtinë, Komuna: U parandalua përhapja në objekte përreth – pati reagim të shpejtë e profesional

GD
Gazeta Demos7 shtator 2025 në 14:31
Zjarri në Prishtinë, Komuna: U parandalua përhapja në objekte përreth – pati reagim të shpejtë e profesional

Zjarri i cili përfshiu një automjet në Prishtinë mund të përhapej në objekte tjera përreth, tha Komuna në një njoftim.

Reagimi i shpejtë dhe profesional i ekipeve emergjente të kryeqytetit, u tha se e parandaloi më të keqën.

“Edhe pse ditë e diele, ekipet tona të Zjarrfikësve të Kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kryeqytetit dhe shërbimet tjera emergjente, u mobilizuan menjëherë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin në një automjet në hapësirën tek Tregu i Gjelbër. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të të gjitha ekipeve, zjarri u vu nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, duke parandaluar përhapjen në objekte tjera përreth dhe duke mbrojtur jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes doli edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica.

“Një falënderim i madh për punën e palodhshme të zjarrfikësve, policisë dhe gjithë ekipeve emergjente të Kryeqytetit të cilët gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve tanë!”, tha Komuna.

Më shumë nga Lajme

  • 21:39Kadrijaj e Aleancës tregon se si kishte kuptuar që Kurti po i siguronte votat e disa deputetëve
  • 21:39Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
  • 21:33Prokurori Kodraliu: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n serbe
  • 21:31MINTI: Kusari-Lila nuk e zgjodhi hotelin, lokacionin e caktoi Ambasada Gjermane
  • 21:26Ministri i shkarkuar i mbrojtjes i Ukrainës bën thirrje për zgjedhje presidenciale