Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zyrtare: Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për kryeministër

GD
Gazeta Demos1 dhjetor 2025 në 18:20
Zyrtare: Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për kryeministër

Unanimisht, me asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Lumir Abdixhiku mori besimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, për të qenë i pari në listë.

Kjo, ajo çka rëndom jepet si nominim për kandidat për kryeministër. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së nuk pati të nominuar tjetër për ta bërë kandidaturën kontest brendapartiak.

Me të marrë këtë besim të partisë së vet, Abdixhiku mbajti fjalim të gjatë shtjellues se me çfarë synimesh në mendje ia mësyen kësaj gareje të jashtëzakonshme zgjedhore.

Tre shtylla, tha Abdixhiku, janë në çka angazhohet LDK: Stabilitet institucional, kthim në rrugën euroatlantike dhe zhvillim ekonomik.

Një nga fjalët më ‘goditëse’ të tij në këtë tubim partiak ishte se “rrezikojmë të zgjohemi në mëngjes dhe kufiri i BE-së të na vjen te ne…veç me Kosovën të mbetur në vend që s’ec”.

Abdixhiku, mes tjerash, tha se edhe se “nuk ka barrë që më rëndon dhe sfidë që më trembë” në garën e 28 dhjetorit.

Referuar plandosjes së vendit në izolim nga Perëndimi, Abdixhiju rikujtoi se Kosova e ka të shkëputur Dialogun Strategjik nga ShBA-ja dhe është e ndëshkuar me sanksione nga Bashkimi Evropian.

“Shihni Shqipërinë, shihni Malin e Zi”, tha Abdixhiku teksa iu referua përparimit në rrugët euroatlantike të këtyre dy shteteve fqinjve, “ndërsa Kosova ka mbetur”.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon sollo në emër ndërsa për koalicion si parti të brendashkrirë në listën e vet, ka marrë Partinë për Drejtësi të Ferid Aganit.

Negociatat me Nisman Socialdemokrate doli të jenë ndaluar, pas një rezistence të strukturavce të kësaj partie.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 12:33Kurti flet për bashkëpunimin me presidenten e re, por injoron pyetjet për kritikat ndaj Ligjit për Specialen
  • 12:10Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh
  • 12:08Babai e priste i përlotur djalin minator të dilte në sipërfaqe: Është në horizontin e fundit, 1 vit s’ka marrë rrogë
  • 12:07Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion
  • 11:43Si reagoi Justina Shiroka Pula kur e mori vesh se po kandidohet për presidente, jep detaje mikja e saj e ngushtë