Reperi i njohur shqiptar, 2TON, ka ardhur me një surprizë të re për fansat e tij. Artisti ka publikuar projektin më të ri muzikor, të titulluar “JE DISTANCU”, i cili tashmë është i disponueshëm në kanalin “Youtube”.
Me këtë këngë të re, 2TON rikthehet në skenën muzikore duke sjellë një tjetër projekt për publikun që e ndjek dhe e mbështet ndër vite.
