Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, vazhdon ta ndiejë mungesën e qenushes së saj të dashur, Lolës, e cila ka 18 ditë që është zhdukur.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë një mesazh prekës kushtuar Lolës, duke zbuluar se së fundmi e ka parë edhe në ëndërr.
“Sonte të pashë në ëndërr. Lola ime… Erdhe pranë meje dhe për pak m’u duk sikur të kisha përsëri në krahë. U zgjova me mall, por edhe me shpresën se një ditë do të kthehesh tek unë. 18 ditë pa ty”, ka shkruar modelja.
Në fotografinë e publikuar, Oriola shfaqet duke mbajtur në krahë qenushen e saj, ndërsa postimin e ka shoqëruar edhe me emoji që shprehin mallin dhe trishtimin për mungesën e Lolës.
Lola kishte humbur më 17 tetor, rreth orës 16:27, në zonën e Patokut, ndërsa modelja kishte bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e saj.


