Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Hajde halla e madhe”, Bebe Rexha këndon këngën simbol të dasmave shqiptare – pamjet bëhen virale

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 21:42
“Hajde halla e madhe”, Bebe Rexha këndon këngën simbol të dasmave shqiptare – pamjet bëhen virale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të dëshmojë se, pavarësisht suksesit të madh në skenën ndërkombëtare, lidhja e saj me traditat shqiptare mbetet gjithmonë e fortë.

Së fundmi, këngëtarja është bërë virale në rrjetet sociale pas një momenti të veçantë në një dasmë shqiptare.

Bebe Rexha është filmuar duke kënduar këngën e njohur “Hajde halla e madhe”, një prej këngëve që nuk mungon në ahengjet dhe dasmat shqiptare.

Nuk dihet se ku është zhvilluar dasma, ndërsa po ashtu mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një festë në rrethin e saj familjar apo të miqve të afërt.

Megjithatë, pamjet e këngëtares duke interpretuar këngën tradicionale shqiptare kanë marrë vëmendje të madhe dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Ky nuk është rasti i parë kur Bebe Rexha tregon dashurinë dhe respektin për kulturën shqiptare.

Së fundmi, pasi vëllai i saj kurorëzoi dashurinë në martesë. Edhe në atë aheng nuk mungoi muzika tradicionale shqiptare, duke i dhënë festës një atmosferë tipike shqiptare.

Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave më të mëdha botërore, Bebe Rexha vazhdon ta mbajë pranë origjinën dhe traditat e saj shqiptare, duke i ndarë herë pas here edhe me miliona ndjekësit e saj.

https://www.facebook.com/watch/?v=916522191540469

shqiptarebeberexha

Të ngjashme

Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra

Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra

23:44
Çfarë “rakete” nga Asllani, Kombëtarja Shqiptare në epërsi

Çfarë “rakete” nga Asllani, Kombëtarja Shqiptare në epërsi

21:04

Më shumë nga Magazine

  • 21:58Krasniqi për videot e Adi Hilës në rrjetet sociale: E neveritshme, në AMA s’ka mbërritur asnjë ankesë
  • 21:24Të gjithë e uruan Shiroka Pulën, Arta Bajrami ka një kërkesë për presidenten e re
  • 20:31Capital T tregon arsyen e pauzës nga skena: Po punoj për një album të ri
  • 19:34Alaudin Hamiti jep lajmin e shumëpritur për “Big Brother VIP Kosova”
  • 18:40Korab Shaqiri po vjen me album të ri muzikor: Po dalim përtej kornizës