Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 22:30
Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

Ngjarja e rëndë në Pejë, ku u vra Arlinda Zekaj, ka ngjallur reagime të shumta në shoqëri, përfshirë edhe nga emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari Kushtrim Kelani, i cili ka vendosur ta shtyjë publikimin e këngës së tij të re, të titulluar “Sa e bukur”, që ishte planifikuar të lansohej nesër (27 tetor).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka bërë të ditur se vendimi vjen si shenjë respekti ndaj ngjarjes tragjike, duke theksuar se në një moment të tillë vëmendja duhet të përqendrohet te drejtësia dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Foto: Instagram

“Sa e bukur" nuk do të publikohet sipas planifikimit fillestar, teksa Kelani ka shfrytëzuar këtë rast për të përcjellë një mesazh të fortë lidhur me sigurinë dhe të drejtën e çdo personi për të jetuar pa frikë.

Ai ka theksuar se askush nuk duhet ta humbasë jetën pasi kërkon mbrojtje, duke bërë thirrje që familja të jetë vendi ku mbizotërojnë dashuria dhe siguria, e jo frika dhe dhuna.

Krahas përgjegjësisë shoqërore, këngëtari ka vënë në pah edhe rolin e institucioneve, duke kërkuar që ato të reagojnë me kohë dhe që çdo kërkesë për mbrojtje të trajtohet me seriozitet, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përfundojnë në tragjedi.

Në fund të mesazhit të tij, Kelani ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke e mbyllur reagimin me thirrjen për drejtësi për Arlinda Zekajn.

kelanikushtrimpublikimin

Më shumë nga Magazine

  • 22:49“E papranueshme”, Dafina Zeqiri zbulon mesazhet që ka marrë nga gratë pas rastit të Arlindës
  • 22:29Rasti i Arlinda Zekajt, reagon Elvana Gjata: Ajo s'kërkoi privilegj, kërkoi vetëm të jetonte
  • 18:06Dhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlindës: Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë
  • 17:01Fotoja e parë, ish-banorja e BBVA bëhet nënë për herë të dytë
  • 16:06"Drejtësia për ty është borxh", kush nga artistët shqiptarë reaguan për vrasjen e Arlinda Zekajt?