Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Situata me Elijonën, reagon familja e Benitës

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 21:08
Situata me Elijonën, reagon familja e Benitës

Situata e tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 mes Benitës dhe Elijonës ka nxitur reagime të shumta në rrjet gjatë orëve të fundit.

Debati agravoi kur Benita përmendi nënën e Elijonës, një koment që u cilësua nga publiku si bullizëm dhe goditje nën brez, duke pasur parasysh historinë tragjike të Elijonës, e cila ka humbur nënën dhe motrën në një aksident në vitin 2021.

Pas zhurmës së madhe në rrjet, ka ardhur reagimi zyrtar nga jashtë. Familja dhe menaxhmenti i Benitës (SS Group) kanë publikuar një deklaratë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ata kanë kërkuar falje publike familjes së Elijonës, duke sqaruar se Benita nuk ishte në dijeni të historisë së saj të ndjeshme. “Momente të tilla, kur preken çështje personale dhe të dhimbshme, e tejkalojnë kufirin e lojës së Big Brother dhe për këtë ne nuk pajtohemi në asnjë mënyrë,” shkruhet në reagim.

Megjithatë, stafi ka mbrojtur pjesën tjetër të sjelljes së Benitës, duke theksuar se veprimet e tjera mbeten brenda dinamikave të lojës dhe presionit të formatit 24/7 që mund të çojë në reagime të pamenduara mirë.

Mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo situatë sonte në prime dhe se a do të ketë falje personalisht.

BBVK

Më shumë nga Magazine

  • 21:10LABI rrëfen për herë të parë – Si funksiononte Miss Universe: Më tha Fadili, leje ruje…
  • 20:06Dyshimet për krizë mes Klodit dhe Elijonës, Olti Curri zbulon gjithçka
  • 19:40Santiana sjell foto provokuese, duket e zjarrtë
  • 19:27Shaqir Cërvdaiku në lot flet për lindjen e nipit: Në vendin ku kam përjetuar dhimbjen me të madhe e përjetova gëzimin më të madh në jetë
  • 17:12Selin ndan një moment të ëmbël nga shtëpia: “Nuk e di a jam vetmja…”