Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel.
Pas këtij angazhimi të ri, Klodi ka marrë urime të shumta nga fansat, të cilët i kanë dëshiruar suksese në rrugëtimin e tij televiziv, shkruan Sinjali.
Megjithatë, vëmendje kanë tërhequr edhe disa komente që lidhen me jetën e tij private, konkretisht me ish-partneren e tij, Elijona Binakaj.
Disa ndjekës i kanë dhënë këshilla Klodit, duke i bërë thirrje të mos heqë dorë lehtë nga dashuria dhe duke theksuar se për të duhet luftuar.





