Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

BE-ja zhbllokon mbi 16 miliardë euro për Hungarinë pas reformave të qeverisë së re

GD
Gazeta Demos30 maj 2026 në 10:34
BE-ja zhbllokon mbi 16 miliardë euro për Hungarinë pas reformave të qeverisë së re

Bashkimi Evropian ka vendosur të zhbllokojë fondet me vlerë prej 16.4 miliardë euro për Hungarinë, pas reformave të ndërmarra nga qeveria e re e kryeministrit Peter Magyar në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Vendimi u bë i ditur të premten në Bruksel nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi se Hungaria ka përmbushur një pjesë të konsiderueshme të kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për lirimin e fondeve të ngrira prej vitesh, raporton BBC .

Sipas saj, janë zhbllokuar 10 miliardë euro nga Fondi Evropian i Rimëkëmbjes, ndërsa 4.2 miliardë euro të tjera do të vijnë nga fondet e kohezionit.

Po ashtu, Komisioni Evropian ka konstatuar progres të rëndësishëm edhe në lidhje me 2.2 miliardë euro shtesë, të cilat lidhen me garantimin e lirive akademike dhe autonominë e institucioneve arsimore.

“Është krijuar një kornizë e fuqishme që siguron adresimin e çështjeve që lidhen me korrupsionin, transparencën dhe sundimin e ligjit”, deklaroi Von der Leyen gjatë prezantimit të vendimit.

Fondet për Hungarinë ishin bllokuar gjatë viteve të fundit për shkak të shqetësimeve të ngritura nga Brukseli lidhur me qeverisjen e mëparshme të kryeministrit Viktor Orban.

Institucionet evropiane kishin kritikuar vazhdimisht Budapestin për mangësi në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën institucionale dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja e arritur mes Brukselit dhe Budapestit shihet si një pikë kthese në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Hungarisë, pas 16 vitesh të qeverisjes së Viktor Orbanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë