Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Çka është ‘të bëftë mirë'”, kryetari i Nju-Jorkut ha ushqim me reperin shqiptar, Action Bronson – e pyet për urimin shqip

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 08:05
“Çka është ‘të bëftë mirë'”, kryetari i Nju-Jorkut ha ushqim me reperin shqiptar, Action Bronson – e pyet për urimin shqip

Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”.

Dyshja u takua në një restorant jemenas i quajtur “Jannat Aden”, në Sheepshead Bay, Brooklyn për iftar. Pasi Mamdani bëri iftar me çaj dhe hurme, çifti shijoi disa ushqime klasike nga Jemeni, përfshirë peshk të fërguar, qengj haneeth, salta dhe pulë agda.

Bronson, që emrin e vërtetë e ka Arian Asllani, e pyeti Mamdanin se si po ndihej për qytetin e Nju-Jorkut. “Ndihem mirë për qytetin”, tha ai.

“Si përfaqësues i lindur dhe i rritur në Qytetin e Nju Jorkut, vetëm po shpresoj që do ta bësh punën si di më së miri. Vetëm kjo ka rëndësi, a po kupton? Vetëm kjo ka rëndësi, o njeri”, tha Bronson.

“Të rritesh në këtë qytet dhe më pas të bëhesh kryebashkiak i tij, është si një ëndërr e realizuar. Është tjetër nivel”, u shpreh më tej Mamdani.

Ndër tjera, reperi me prejardhje shqipptare e uroi Mamdanin me shprehjen “të bëftë mirë”, teksa po provonte edhe një ushqim.

“Çka është ‘të bëftë mirë””, e pyeti Mamdani.

“Shijoje ushqimin në gjuhën shqipe”, i tha Bronson.

Mamdani ka lindur në Ugandë në vitin 1991 dhe u zhvendos në Qytetin e Nju Jorkut në moshën shtatë vjeçare, dhe u bë qytetar amerikan më 2018. Bronson është i lindur në Nju Jork që është rritur në Queens, por që ka prejardhje shqiptare.

Video nga minuta 11:30:

Zohran Mamdani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar