Qeveria e Irakut ka njoftuar se forcat amerikane kishin përfunduar një “tërheqje të plotë” nga objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, gjë që përjashton rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit ku mbeten trupat amerikane.
Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se kontingjenti i fundit i këshilltarëve amerikanë ishte larguar nga Baza Ajrore Al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor, e cila priti trupat amerikane për më shumë se dy dekada.
Ushtria amerikane ka qenë duke u tërhequr për disa vite pasi qeveria irakiane bëri thirrje që ta bënte këtë në vitin 2023, shkruan CNN .
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik, u tërhoq gjithashtu nga selia e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta, duke i lënë instalimet nën kontrollin e plotë të forcave irakiane të sigurisë, shtoi deklarata e ministrisë.
Por, forcat amerikane ende qëndrojnë në Bazën Ajrore Harir në provincën Erbil, e cila ndodhet në Rajonin e Kurdistanit.
Prania ushtarake amerikane në Irak ka ndryshuar shumë që nga pushtimi i vitit 2003.
