Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Droni rus godet Rumaninë, reagon Kallas: Moska nuk duhet të tolerohet pa pasoja

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 12:41
Droni rus godet Rumaninë, reagon Kallas: Moska nuk duhet të tolerohet pa pasoja

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, paralajmëroi të premten se Rusia nuk duhet të lejohet të shkelë hapësirën ajrore evropiane “pa pasoja”.

Kallas tha të ketë biseduar me ministren e jashtme rumune, Toiu Oana, pasi një dron rus goditi një objekt banesor një qytet të këtij shteti.

“Sulmi me dron në apartamente në Galati ishte shkelje e rëndë dhe serioze e sovranitetit të Rumanisë dhe hapësirës ajrore evropiane. Rusia ka kohë që nuk respekton më kufijtë. Moska nuk mund të lejohet të cenojë hapësirën ajrore evropiane pa u ndëshkuar”, deklaroi Kallas në një postim në rrjetin social X .

Ajo shtoi se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë zotuar të enjten të rrisin presionin ndaj Rusisë, të shtojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojnë më shumë në gatishmërinë mbrojtëse të Evropës.

Deklaratat e saj vijnë pasi një dron rus goditi një ndërtesë banimi në qytetin Galati të Rumanisë gjatë një sulmi ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit rumun.

Incidenti ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë në rajon dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit përtej territorit ukrainas.

Kaja Kallas

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë