Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 08:49
Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë

Shefi i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, është bërë personi i parë që e arrin pasurinë prej më shumë se 500 miliardë dollarësh, pasi vlera e prodhuesit të veturave elektrike dhe e bizneseve të tij është rritur këtë vit.

Vlera e pasurisë së amerikanit arriti për pak kohë në 500,1 miliardë dollar të mërkurën pasdite sipas zonës kohore të Nju-Jorkut, para se të binte pak, në më shumë se 499 miliardë dollarë më vonë gjatë ditës, raportoi indeksi i miliarderëve i revistës “Forbes”, sipas televizionit BBC.

Përpos kompanisë “Tesla”, vlera e kompanive të tjera të tij, përfshirë atë për inteligjencë artificiale, “xAI”, dhe kompaninë e raketave “SpaceX”, gjithashtu thuhet se kanë shënuar rritje të vlerës muajve të fundit.

Kjo arritje e betonon më tej statusin e Muskut si njeriu më i pasur në botë financiarisht, dukshëm para rivalëve në sektorin global të teknologjisë.

Sipas indeksit të miliarderëve të revistës “Forbes”, themeluesi i kompanisë “Oracle”, Larry Ellison, është personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri prej 350,7 miliardë dollarësh.

Ellisoni për pak kohë ia zuri vendin e parë Muskut muajin e kaluar, pasi vlera e aksioneve të kompanisë “Oracle” u rrit për më shumë se 40 për qind.

Pasuria e madhe e Muskut është e lidhur ngushtë me mbi 12 për qind të aksioneve që i ka në kompaninë “Tesla”, të cilat kanë gëzuar rritje të dukshme të vlerës këtë vit

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë