Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Filipinasi tregon për herë të parë si ia mori jetën Ilaria Sulës, i ati i shqiptares del nga salla i tronditur

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 20:16
Filipinasi tregon për herë të parë si ia mori jetën Ilaria Sulës, i ati i shqiptares del nga salla i tronditur

“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë. Bërtiti pak.”Kështu ka rrëfyer në gjyq 24-vjeçari Mark Samson, duke treguar për herë të parë çfarë ndodhi para se të vriste ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare 22-vjeçare Ilaria Sula.

Pas tre orësh marrje në pyetje, ku herë tentoi të ndryshojë versionin dhe herë të ulë përgjegjësinë, ai bëri pranimin e parë për dhunën para vrasjes.“Nuk e godita vetëm për mesazhet. Kisha shumë zemërim të mbledhur, nuk di çfarë më ndodhi”, tha ai.

Është hera e parë, gati një vit pas ngjarjes së 26 marsit 2025, që i riu, i cili është në gjyq për vrasje me dashje me motive të dobëta dhe me paramendim, pranon se e kishte goditur me grushte vajzën. Më parë, edhe pse kishte pranuar vrasjen, ai kishte deklaruar se e kishte goditur me bërryl përpara se ta qëllonte me thikë. Tani ndryshon version dhe shpjegon arsyen.“Kisha lexuar bisedat e saj, u zemërova dhe e godita. Por nuk ishte vetëm për mesazhet. Një pjesë e mavijosjeve në dorë i kam marrë duke e goditur atë. Mbaj mend që bërtiti pak”.

Në sallën e gjyqit, prokurorja i tregoi edhe fotot e fytyrës së dëmtuar të vajzës. Mbrëmjen e asaj dite lidhja kishte marrë fund.“Ajo donte të më linte, por e bëra unë i pari. Ajo më tha: ‘Po ti po më lë mua?’ Por më pas më tha se për të gjithsesi kishte mbaruar. Kisha emocione negative, kisha mbledhur zemërim sepse gjithmonë isha unë që kërkoja falje. Atë mëngjes, në dhomën time, Ilaria më shikonte dhe unë lexova tek ajo një ajër sfide. Dhe nuk kisha parë të gjitha bisedat e saj me një tjetër. Kisha emocione negative, kisha mbledhur zemërim sepse gjithmonë isha unë që kërkoja falje. Atë mëngjes, në dhomën time, Ilaria më shikonte dhe unë lexova tek ajo një ajër sfide. Dhe nuk kisha parë të gjitha bisedat e saj me një tjetër”, rrëfeu ai.

Para se të fliste për grushtet, babai i 22-vjeçares u largua nga salla i tronditur, i paaftë të dëgjonte si ishte vrarë e bija. Edhe nëna e saj e ndoqi menjëherë për ta mbështetur. Gjatë dëshmisë, i riu pranoi edhe se kishte gënjyer vazhdimisht vajzën.“Është e vërtetë, i kam treguar shumë gënjeshtra. Nuk ishte e vërtetë që po merrja dy diploma dhe as që kisha mesatare 27. Ajo e kishte zbuluar. Më tha se i kisha thënë gjithmonë të pavërteta dhe më ktheu unazën dhe letrën e fejesës”.

Ai pranoi se pas kësaj marrëdhënia ndryshoi: “Nga ai moment gjithçka ishte ndryshe. Ajo donte më shumë liri, të merrte frymë. Më tha se ishte regjistruar në Tinder”.Pa e kuptuar ajo, ai i kishte marrë kredencialet e Instagramit, Tinderit dhe emailit.

Kur ajo shkoi në shtëpinë e tij më 25 mars 2025, ai kishte një ide të vetme: “Doja që të më thoshte të vërtetën. I thashë një shoku: e mbyt në akuarium nëse nuk ma thotë”.Ai pranoi edhe se kishte bërë komente vulgare për të, ndërsa i tregonte një shoku bisedat e saj me një tjetër. Megjithatë, mbeten ende shumë pikëpyetje për atë që ndodhi atë natë. Ai ka deklaruar se kishte pasur një marrëdhënie intime me të më 25 mars, por kjo është vënë në dyshim nga prokurorja, pasi pak më parë ata ishin ndarë dhe ai kishte vendosur të flinte në divan, ndërsa ajo kishte shkuar në shtrat.

Ai ka treguar gjithashtu se atë mëngjes i kishte çuar mëngjes në shtrat, duke i dërguar një tabaka me një thikë, mortadelë dhe kafe. Por për mortadelën nuk është gjetur asnjë gjurmë,e as për tabakanë ndërsa sipas shoqeve, Ilaria nuk hante asgjë në mëngjes. Prania e thikës është e sigurt, pasi ajo rezulton të jetë arma e krimit./Shqip

vrasje

Të ngjashme

INTERPOL-i e kërkonte për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari me 11 vjet e 6 muaj burgim

INTERPOL-i e kërkonte për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari me 11 vjet e 6 muaj burgim

15:00

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:25Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër
  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët