Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Fundi i strehës së Dubait, 16 të kërkuar janë ekstraduar në Shqipëri në dy vitet e fundit

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 16:42
Fundi i strehës së Dubait, 16 të kërkuar janë ekstraduar në Shqipëri në dy vitet e fundit

Prej kohësh Dubai ishte kthyer në strehën e personazheve të botës së krimit, të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia e Shqipërisë.

Duke shfrytëzuar mungesën e një marrëveshjeje ekstradimi midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, të shumëkërkuarit qëndronin në këtë destinacion të pa prekur nga ligji.

Por, ky mit rënë pas takimeve intensive mes dy shteteve dhe bashkëpunimit të Interpolit.

“Paprekshmëria” e Dubait u thye në mars të vitit 2024, kur u ekstradua Bruno Çobo, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për mashtrim me call center.

Në vitet 2025–2026 janë ekstraduar 16 persona, kryesisht të kërkuar nga SPAK.

Ekstradimi më i bujshëm nga Dubai në Shqipëri u realizua disa muaj më vonë, në gusht të vitit 2024, kur para drejtësisë shqiptare u vunë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për vrasje.

Ndërsa në maj të vitit pasardhës u ekstradua 45-vjeçari nga Elbasani, Florenc Çapja, i akuzuar për vrasje dhe organizatë kriminale.

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë ekstraduar edhe persona të njohur të botës së krimit si Armis Stafa, Dashnor Dumani, Denis (Brajoviç) Bajri dhe Durim Bami, i cili mbërriti në Shqipëri më 26 shkurt të këtij viti.

Jetmir Pepa, i kërkuar nga SPAK për grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge, është personi i radhës që pritet të ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe./TCh

arrestim

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:52Zelensky propozoi kandidatët për ministër të Brendshëm dhe ministër të Jashtëm, Parlamenti voton sot
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:12Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane