Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Gjashtë të zhdukur pas sulmeve amerikane pranë Hormuzit, pretendon Irani

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 13:25
Gjashtë të zhdukur pas sulmeve amerikane pranë Hormuzit, pretendon Irani

Gjashtë persona rezultojnë të zhdukur pas asaj që zyrtarët iranianë e kanë përshkruar si sulm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj “anijeve iraniane të peshkimit dhe transportit” në Gjirin Persik.

Sipas guvernatorit të Bandar-e-Lengeh, Fawad Moradzadeh, sulmet nga “aeroplanët luftarakë amerikanë” ndodhën pranë portit oman të Khasab, në anën jugore të Ngushticës së Hormuzit, shkruan CNN.

Ai tha se disa persona janë dërguar për trajtim në spital në Khasab.

Ndërkohë, CNN raportoi se ka kontaktuar ushtrinë amerikane për koment lidhur me pretendimet iraniane.

Ushtria amerikane deklaroi të premten se ka qëlluar ndaj dy cisternave të naftës me flamur iranian, të cilat po përpiqeshin të shmangnin bllokadën amerikane në vazhdim.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, anijet u neutralizuan teksa tentonin të hynin në një port iranian në Gjirin e Omanit.

“Nje avion luftarak amerikan F/A-18 Super Hornet nga aeroplanmbajtësja “USS George H.W. Bush” ka neutralizuar të dy cisternat pasi ka goditur me municione precize oxhaqet e tyre, duke penguar anijet që nuk iu bindën urdhrave të hynin në Iran”, thuhej në deklaratën e publikuar në platformën X.

Cisternat e neutralizuara janë identifikuar si M/T Sea Star III dhe M/T Sevda.

Neutralizimi i dy cisternave vjen pasi SHBA-ja kreu sulme ndaj disa objektivave iraniane të enjten, në atë që Komanda Qendrore e SHBA-së e përshkroi si përgjigje ndaj sulmeve iraniane mbi anijet luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas faqeve për monitorimin detar, aktualisht shumë pak anije po kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa si Irani ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zbatojnë bllokada në ose pranë kësaj rruge ujore strategjike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:37Shpërthimi në Lezhë: Familja po përgatitej për dasmë, plagosen dy të mitur
  • 23:06Stuhia përplas anijet në shkëmbinj në Qipro, një i vdekur
  • 22:32Përplasje e re në Egje, Turqia kundërshton planin grek – Athina i përgjigjet ashpër
  • 22:03Ranë në kontakt me rrymën elektrike: Pas 40 vjeçarit, vdes edhe elektricisti
  • 20:46A mund të mbajë Ukraina zgjedhje gjatë luftës?