Pavarësisht refuzimit të studentëve, edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog me ta.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon tryezën e gurtë gjashtëkëndore të vendosur para godinës së kryeministrisë dhe sipër saj 6 letra me mbishkrimin; dialog.




