Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Gjermania bëhet shteti i parë në Evropë që e dislokon sistemin e mbrojtjes ajrore “Arrow”

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 23:43
Gjermania bëhet shteti i parë në Evropë që e dislokon sistemin e mbrojtjes ajrore “Arrow”

Gjermania të mërkurën u bë shteti i parë evropian që e dislokon sistemin e mbrojtjes ajrore “Arrow” për të penguar raketa balistike me rreze të mesme si ajo ruse “Oreshnik”, përderisa po synon që t’i kundërvihet atij që e sheh si kërcënim në rritje nga Moska.

Sistemi i zhvilluar nga kompania shtetërore izraelite, “Israel Aerospace Industries”, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes Raketore të Shteteve të Bashkuara, përdoret si shtresë e sipërme e mbrojtjes raketore të Izraelit, bashkë me Kupolën e Hekurt, e cila i eliminon raketat me rreze të shkurtër, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

“Kush do të mund të imagjinonte se vetëm 80 vjet pas çlirimit të Aushvicit, shteti hebraik, përmes teknologjive që i zhvillon, do ta ndihmonte mbrojtjen jo vetëm të Gjermanisë, por të tërë Evropës: – tha Ron Prosor, ambasador i Izraelit në Berlin.

Disa shtete kanë shprehur interesim për ta blerë këtë sistem që nga koha kur ai u përdor për ta mbrojtur Izraelin nga sulmet e Iranit me raketa në prill dhe në tetor të vitit të kaluar, sipas kompanisë “Israel Aerospace Industries”.

Duke vepruar në lartësi mbi 100 kilometra, jashtë atmosferës së Tokës, dhe me rreze veprimi deri në 2.400 kilometra, sistemi e mbështet mbrojtjen nga raketat me rreze më të shkurtër si “Patriot” dhe IRIS-T, të cilat montohen në kamionë.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, e theksoi vlerën e këtij sistemi për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje të popullsisë e infrastrukturës.

“Me këtë kapacitet strategjik, i cili është unik në mesin e partnerëve tanë evropianë, ne po e sigurojmë rolin tonë kyç në zemër të Evropës” – tha ai.

Gjermania

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:25Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër
  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët