Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 14:13
Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

Pallati Golestan, një nga toponimet kulturore të Teheranit nën mbrojtje të UNESCO-s, është dëmtuar rëndë në sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj kryeqytetit të Iranit. Dritaret, dyert dhe pasqyrat janë dëmtuar nga shpërthimet pranë sheshit Arag në qendrën kulturore-historike të Teheranit, ka njoftuar agjencia e lajmeve ISNA.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka bërë të ditur se ua ka dërguar të gjitha palëve koordinatat gjeografike të lokaliteteve në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe atyre me rëndësi kombëtare, në mënyrë që të shmanget çdo dëmtim i mundshëm.

Golestani, ose “Pallati i kopshtit të trëndafilave”, është një nga komplekset mbretërore më të vjetra në Teheran dhe njihet edhe për sallën e pasqyrave.

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se një pjesë e artefakteve ishte zhvendosur më herët në një thesar për ruajtje. Pallati Golestan ka një hyrje monumentale dhe ka disa sallone të përdorura tani si muze, si sallën e pasqyrave, sallën e diamanteve dhe dhomën e fildishtë. Në dhomën e fronit, i quajtur Talar-e Salam, është froni i famshëm i Palluhit i cili, më 1739, u soll nga India nga Nader Shah si plaçkë lufte. SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt sulmuan Iranin, duke vrarë udhëheqësin suprem ajatollahun Ali Khamenei, ndërsa Donald Trump më parë kishte akuzuar autoritetet në Teheran se po zhvillonin një program të rrezikshëm bërthamor, gjë që Irani e ka mohuar vazhdimisht.

Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj vendeve të Gjirit Persik, ku ndodhen baza ushtarake amerikane.

Teheran

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë