Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka bërë të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka kaluar mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, duke u drejtuar më pas në drejtim të territorit turk.
Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet turke sqaruan se raketa është neutralizuar në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Turqisë, raporton media turke.
Konkretisht, Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare deklaron se:
“Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua menjëherë nga mbrojtjet raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”.
