Këtë e deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një bisede me gazetarët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Merz tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump e bindi Putinin të pranonte një takim me Zelenskyn.
“Gjatë një pushimi në takim, presidenti amerikan foli me presidentin rus në telefon dhe ranë dakord që do të kishte një takim midis presidentit rus dhe presidentit ukrainas brenda dy javëve të ardhshme”, u tha ai gazetarëve.
Ai shtoi se Trump kishte rënë dakord të bënte një ftesë tjetër për një takim trepalësh më pas, në mënyrë që negociatat të “fillonin vërtet”, shtoi Merz.