Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Katërvjeçari shqiptar vdes pasi u godit nga një furgon në Zvicër

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 18:16
Katërvjeçari shqiptar vdes pasi u godit nga një furgon në Zvicër

Të hënën në mbrëmje, një djalë katërvjeçar që raportohet të jetë më prejardhje shqiptare, vdiq pasi u përplas nga një automjet në qytetin e St. Gallen të Zvicrës.

Sipas një zëdhënësi të policisë, një burrë 44-vjeçar gjerman po drejtonte furgonin e tij të bardhë Mercedes në rrugën Stahlstrasse drejt rrugës Zurcher.

Në zonën e Feldbachstrasse, makina u përplas me një djalë, Dardan* (4). Aksidenti ndodhi në një zonë banimi brenda një zone me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, shkruan Blick.

Bëhet e ditur se djali vdiq afërsisht dy orë pas aksidentit.

Xhevdet V.** e përjetoi tragjedinë nga afër: “Edhe unë e dëgjova nënën duke bërtitur. Zbrita menjëherë poshtë dhe pashë babanë e dëshpëruar me djalin e tij të plagosur rëndë në krahë. Pastaj e mora djalin nga dora e tij, e shtriva përtokë, ia hoqa bluzën dhe ia vura nën kokë”, përshkruan V. skenën dramatike.

“Pastaj fillova menjëherë CPR-në dhe babai i tij i dha atij frymëmarrje gojë më gojë”, vazhdoi V.. Ata vazhduan derisa mbërriti policia dhe mori përsipër situatën.

“Paramedikët u përpoqën përsëri dhe e morën djalin. Fatkeqësisht, gjithçka ishte e kotë. Djali nuk kishte asnjë shans. Kishte shumë nëna që luanin jashtë me fëmijët e tyre dhe ato duhej të ruanin gjithçka. Kjo rrugë, veçanërisht trotuari i ngushtë, është thjesht i rrezikshëm. 20 km/orë do të ishte shumë më mirë”

Zvicer

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 15:31Tensionohet protesta në Tiranë: Studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, qëllojnë Ministrinë e Arsimit
  • 08:17Operohet Papa Leo XIV, Vatikani del me detaje
  • 20:37“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi
  • 08:06BE dhe OKB dënojnë sulmin vdekjeprurës të rebelëve Huthi në aeroportin e Riadit
  • 22:20“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin?