Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kryeministri tajlandez akuzon Kamboxhian për nisjen e konfliktit të armatosur

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 17:22
Kryeministri tajlandez akuzon Kamboxhian për nisjen e konfliktit të armatosur

Gjatë një fjalimi në ndërtesën e qeverisë, Phumtham deklaroi se shënjestrimi i spitaleve dhe zonave civile nga ana e Kamboxhias përbën “krim të rëndë lufte”, sipas gazetës “The Nation”.

Kryeministri tajlandez shtoi gjithashtu se ministri i jashtëm e ka informuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së mbi situatën dhe ka dërguar një letër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mediat vendase raportuan se autoritetet kanë shpallur sot gjendje ushtarake në dy provinca kufitare, Chanthaburi dhe Trat.

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë evakuuar qytetarët e tyre nga rajonet kufitare.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Tajlandës, numri i të vdekurve ka arritur në 15, përfshirë një ushtar, ndërsa Kamboxhia ka konfirmuar vdekjen e një murgu dhe ka bërë të ditur se pesë të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore të forcave ajrore tajlandeze ditën e enjte.

Kamboxhia dhe Tajlanda i kanë ulur marrëdhëniet diplomatike në nivelin më të ulët të dekadave të fundit, pasi tensionet mes dy vendeve nisën të rriten më 28 maj, kur trupat e tyre shkëmbyen zjarr pranë kufirit, duke shkaktuar vdekjen e një ushtari kamboxhian.

Të dy fqinjët e Azisë Juglindore kanë një kufi të kontestuar që shtrihet përgjatë provincës kamboxhiane Preah Vihear dhe provincës verilindore Ubon Ratchathani në Tajlandë. /AA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi
  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm