Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kush janë serbët që u dëbuan nga Mali i Zi, policia malazez publikon fotot e pasagjerëve me precedent kriminal

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 12:01
Kush janë serbët që u dëbuan nga Mali i Zi, policia malazez publikon fotot e pasagjerëve me precedent kriminal

Një grup prej 87 personash u dëbuan nga aeroporti i Tivatit, pasi kishin arritur me një fluturim çarter nga Beogradi, në prag të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet në këtë qytet bregdetar.

Gjithashtu do të iniciohet nxjerrja e vendimit për ndalimin e hyrjes dhe qëndrimit të tyre në periudhën e ardhshme. Këtë e bëri të ditur policia e Malit të Zi, e cila, përveç njoftimit, publikoi edhe fotografi të këtyre personave me interes për sigurinë.

Sipas njoftimit, zyrtarët e Drejtorisë së Policisë dhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare kanë mbledhur të dhëna operative dhe të inteligjencës që tregojnë pa mëdyshje se bëhet fjalë për persona, prania e të cilëve në territorin e Malit të Zi do të paraqiste rrezik për sigurinë e brendshme dhe kombëtare, në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt.

“Pas procedurës së zhvilluar dhe masave e veprimeve zyrtare të ndërmarra, me vendim të Drejtorisë së Policisë, për 87 persona të gjinisë mashkullore, në përputhje me Ligjin për të Huajt, është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pas së cilës ata u kthyen me të njëjtin fluturim në Republikën e Serbisë. Gjithashtu, do të iniciohet nxjerrja e vendimit për ndalimin e hyrjes dhe qëndrimit të këtyre personave edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e policisë dhe ANB-së.

Policia malazeze njoftoi sot se, në kuadër të aktiviteteve të gjera, të vazhdueshme dhe të shtuara që po zhvillohen me rastin e mbajtjes së Samitit BE – Ballkani Perëndimor, në pikën kufitare Aeroporti i Tivatit janë kryer kontrolle të shtuara kufitare dhe të sigurisë. Me këtë rast është veçuar dhe vënë nën kontroll fluturimi çarter në linjën Beograd–Tivat, me të cilin në Mal të Zi kishin udhëtuar 87 shtetas të Republikës së Serbisë.

“Në kuadër të aktiviteteve të orientuara drejt ruajtjes së një ambienti të qëndrueshëm sigurie, shërbimet e sigurisë identifikuan me kohë personat me interes për sigurinë dhe, në përputhje me kompetencat ligjore dhe rreziqet e vlerësuara, ndërmorën masat dhe veprimet përkatëse zyrtare, me të cilat këtyre personave iu pamundësua qëndrimi në territorin e Malit të Zi, duke u dorëzuar vendimet për ndalimin e hyrjes”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Mali i Zi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës