Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin dhe u ofrua të organizojë negociatat në Paris.
“Qeveria libaneze ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin”, tha ai në X, duke shtuar se “të gjitha shtresat e shoqërisë duhet të përfaqësohen në këto bisedime”.
“Franca është gati të lehtësojë këto bisedime duke i organizuar ato në Paris”, vijoi Macron, duke shtuar se kishte folur me presidentin dhe kryeministrin e Libanit, ky një ish-protektorat francez.
“Duhet bërë gjithçka për të parandaluar që Libani të bjerë në kaos”, shtoi Macron.
