Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund të ketë parazitë

GD
Gazeta Demos18 maj 2026 në 14:54
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund të ketë parazitë

Malisheva ka nisur zyrtarisht fushatën e dezinsektimit në zonat endemike të kësaj komune, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

Ky proces ka për qëllim reduktimin e rrezikut nga kontaktet me rriqrat, të cilët konsiderohen bartësit kryesorë të virusit të EHKK-së.

Për të përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve në terren, zonat ku po realizohet dezinsektimi i ka vizituar, të hënën, kryetari i Komunës Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga zyrtarë të shtabit emergjent, raporton kosovapress.

Me këtë rast, ai theksoi rëndësinë e zbatimit të Strategjisë Nacionale për parandalimin e EHKK-së dhe falënderoi ekipet e angazhuara në terren.

“Jemi maksimalisht të përkushtuar për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në këto aktivitete dhe u bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse me kujdes të shtuar”, deklaroi kryetari i Malishevës.

Sipas autoriteteve komunale, dezinsektimi është pjesë e planit operativ për luftimin dhe parandalimin e EHKK-së. Paraprakisht janë realizuar edhe aktivitete të tjera, përfshirë fushata vetëdijesuese, repelimin e kafshëve (procesin e trajtimit të kafshëve me mjete ose substanca mbrojtëse që largojnë parazitët, insektet ose rriqrat) si dhe trajtimin e rasteve të pickimeve nga rriqrat.

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në natyrë dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast të pickimeve nga rriqrat.

Rriqrat, sipas informacioneve të përgjithshme mjekësore dhe shkencore, janë parazitë që bëjnë pjesë në grupin e araknidëve, ku përfshihen edhe merimangat dhe akrepat, dhe nuk konsiderohen insekte. Ndryshe nga insektet që kanë gjashtë këmbë, rriqrat e rritura kanë tetë këmbë. Ato ushqehen me gjakun e njerëzve dhe kafshëve, duke u ngjitur në lëkurë dhe duke pickuar. Rriqrat zakonisht gjenden në bar të lartë, pyje, kullota dhe te kafshët shtëpiake apo bagëtitë, ndërsa njihen edhe si bartëse të sëmundjeve të ndryshme, përfshirë Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK).

Malisheva

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës
  • 17:51Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë