Një autobus i linjës urbane Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët këtë të hënë, duke shkaktuar panik te pasagjerët .

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të paradites, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë qenë rezultat i një defekti teknik në motorin e mjetit.