Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton për takimet e Hoxhës në DASH: Diskutime për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 10:48
Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton për takimet e Hoxhës në DASH: Diskutime për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka njoftuar për takimin që kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha, ka zhvilluar me Zëvendës Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau dhe me Nën Sekretaren Alison Hooker.

Ministria njofton se, Hoxha me ta, ka diskutuar një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe partnerit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘’ “Së bashku me Zëvendës Sekretarin Landau, dhe gjatë një takimi më të thelluar me Nënsekretaren Alison Hooker, diskutuam një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë me partnerin dhe Aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmuam angazhimin e përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë”, shkroi Hoxha në X.

Postimi:

Në margjinat e Ministerialit mbi Rikthimin e Terrorizmit Politik në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau dhe me Nën Sekretaren Alison Hooker.

Me dy zyrtartët e lartë të DASH, Ministri Hoxha diskutoi një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe partnerit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Së bashku me Zëvendës Sekretarin Landau, dhe gjatë një takimi më të thelluar me Nënsekretaren Alison Hooker, diskutuam një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë me partnerin dhe Aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmuam angazhimin e përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë”, shkroi Hoxha në X.

Hoxha shtoi se diskutimet nënvizuan gjithashtu lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një miqësi e rrënjosur në vlera të përbashkëta dhe përforcuar nga dekada të tëra partneriteti të fortë.

Ky partneritet sipas tij, mbështetet nga një angazhim i palëkundur për lirinë, demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin.

Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-ve, Allison Hooker reagoi gjithashtu në rrjetin social “X” pas takimit me ministrin Hoxha.

“Ishte një kënaqësi të takohesha me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha. Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë si dhe për mundësitë për të forcuar më tej sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, theksoi Hooker.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra