Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 20:30
“Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Aleksandar Radovanoviq, ka shpërndarë disa fotografi për të cilat ka thënë se janë ngjitur si poster para furrës së bukës së një shqiptari në Krushevc, në Serbi. Mes tjerash në mes të fotografive shkruan në gjuhën serbe: Mos e harro Gazimestanin. Mos bli te shqiptarët.

Shqiptarëve në këtë rast iu është referuar “Shiptarë” që zakonisht serbët e përdorin kur duan t’i nënçmojnë shqiptarët.

Përmes një postimi në X, Radovanoviq ka thënë se personi që e ka bërë këtë duhet të dënohet publikisht për nxitje të urrejtjes kombëtare.

“Posteri që u ngjit sot në Krushevc, para furrës së bukës që e mban një shqiptar. Politika e masave reciproke ndaj shqiptarëve në Serbi duhet të dënohet publikisht dhe të ndalet, ndërsa ai që e ka menduar dhe organizuar këtë duhet të mbahet përgjegjës, në përputhje me ligjin, për nxitjen e urrejtjes kombëtare”, ka shkruar ai.

Postimin e tij e ka shpërndarë në profilin e saj në X, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq. Ajo ka ftuar edhe studentët që po protestojnë prej muajsh, të mblidhen para kësaj furre të bukës për të treguar solidaritet dhe që janë kundër veprimeve etno-nacionaliste.

“Mblidhuni para furrës së bukës në Krushevc, tregoni solidaritet dhe se jeni kundër të gjitha veprimeve etno-nacionaliste”, ka shkruar Kandiq.

Më 28 qershor, gjatë kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona kryesisht nga Serbia, prej të cilëve 36 u proceduan para gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së përçarjes në manifestimin e Vidovdanit, në Gazimestan.

Të pandehurit janë dënuar me nga 700 euro gjobë, e ata që nuk janë shtetas të Kosovës, janë dënuar edhe me ndalesë futjeje në Kosovë për tre vjet

Serbi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:12Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij