Elon Musk dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, darkuan së bashku të shtunën në mbrëmje në rezidencën Mar-a-Lago, pranë Zonjës së Parë, Melania Trump. Takimi vjen pas muajsh marrëdhëniesh të ftohta dhe përplasje publike mes dy figurave.
Musk publikoi një foto nga darka në rrjetin X, duke shkruar:
“Kisha një darkë të mrekullueshme dje në mbrëmje me Presidentin e SHBA-së dhe Zonjën e Parë. Viti 2026 do të jetë fantastik!” Mesazhi shihet si një sinjal optimizmi dhe i rikthimit të kontakteve publike mes tyre, pas periudhës kur Trump kishte deklaruar më parë se nuk kishte ndërmend të komunikonte me Musk, për të pranuar më pas se drejtuesi i Tesla dhe SpaceX kishte kaluar një “periudhë të vështirë” dhe se “thelbësisht është një njeri i mirë”.
