Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka bërë një marrëveshje për t’i shitur armë NATO-s për të ndihmuar Ukrainën.
Ai deklaroi se do t’i dërgonte “armë të nivelit të lartë” aleancës, e cila më pas do të jetë në gjendje t’i dërgojë ato në Ukrainë.
“Sot kemi bërë një marrëveshje ku do t’u dërgojmë atyre armë dhe ata do të paguajnë për to”, tha ai.