Blaise Metreweli, e cila iu bashkua Shërbimit Sekret të Inteligjencës në vitin 1999, do të bëhet kreu i 18-të i organizatës dhe do të marrë detyrën nga Sir Richard Moore më vonë gjatë këtij viti, transmeton klankosova.tv.
Ajo aktualisht sipas bbc, është përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin në shërbim dhe tha se ndihej “e nderuar dhe krenare” që iu kërkua të drejtojë.
Kryeministri Sir Keir Starmer e quajti këtë emërim “historik” në një kohë kur “puna e shërbimeve tona të inteligjencës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme”.
