Shërbimi informativ ukrainas ka përgjuar një radio-komunikim të armikut, ku komandanti i Brigadës së 155-të të këmbësorisë detare të Flotës Paqësore ruse urdhëron ekzekutimin e një ushtari të plagosur nga njësia e tij, nëse ai nuk është në gjendje të vazhdojë më tej.
Sipas Ukrinform, audio-incizimi është publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Drejtorisë Kryesore për Inteligjencë të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR).
“Qëlloje! Në marinë nuk ka të sëmurë – ka vetëm të gjallë dhe të vdekur. Ai nuk ka mundësi tjetër. Të urdhëroj ta qëllosh nëse nuk mundet të ecë më tej”, dëgjohet të thotë komandanti rus.
HUR thekson se vrasja e ushtarëve të vet është një metodë e zakonshme “motivimi” midis komandantëve të ushtrisë ruse.