Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Pesë dite zie në Zvicër pas tragjedisë me mbi 40 të vdekur

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 22:03
Pesë dite zie në Zvicër pas tragjedisë me mbi 40 të vdekur

Zvicra ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas zjarrit shkatërrues që përfshiu një bar gjatë festimeve të Natës së Vitit të Ri në resortin alpin Crans-Montana. Tragjedia la rreth 40 persona të vdekur dhe 115 të plagosur.

Presidenti zviceran, Guy Parmelin, e quajti incidentin “një nga tragjeditë më të këqija që vendi ynë ka përjetuar”.

Sipas dëshmitarëve, zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit në barin Le Constellation, pasi dyshohet se shkëndija ose fishekzjarrë u vendosën në shishe shampanje. Dy gra thanë se një banakier po mbante një punonjëse femër që kishte në dorë një shishe të tillë. Flakët prekën tavanin dhe brenda sekondash zjarri u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Bodrumi i lokalit, ku ndodhej një klub nate i mbushur me njerez, u përfshi menjëherë nga flakët dhe tymi. Shumë nga të pranishmit ishin adoleshentë. Njerëzit u përfshinë nga paniku dhe u përpoqën të iknin përmes shkallëve shumë të ngushta, çka shkaktoi shtyrje dhe bllokime. Disa persona dyshohet se u bllokuan dhe humbën ndjenjat për shkak të thithjes së tymit.

Video të publikuara nga të mbijetuarit treguan flakët duke u përhapur menjëherë mbi banak, ndërsa pamje të tjera shfaqnin skena të rënda jashtë lokalit, me flakë që dilnin nga kati përdhes dhe persona të shtrirë në rrugë

Zvicer

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar