Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Policia e Shtetit reagon për protestat, apel prindërve: Kontrolloni ku ndodhen fëmijët tuaj

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 13:57
Policia e Shtetit reagon për protestat, apel prindërve: Kontrolloni ku ndodhen fëmijët tuaj

Policia e Shtetit në Shqipëri ka shprehur shqetësimin për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit, duke theksuar se disa prej tyre janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj dhunës dhe përplasjeve me efektivët.

Përmes një deklarate, Policia u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve të tyre dhe të mos lejojnë përfshirjen e tyre në situata që rrezikojnë jetën dhe shëndetin.

Sipas Policisë, në disa raste të miturit janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, mes sendeve të forta të hedhura, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

“Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim”, thuhet në deklaratë.

Policia thekson se, përveç detyrimit të saj ligjor për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, përgjegjësia për mbrojtjen e fëmijëve u takon para së gjithash prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, apelon Policia.

Në deklaratë, uniformat blu shprehin gjithashtu shqetësimin për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, me qëllim ekspozimin e tyre ndaj rrezikut për interesa të caktuara.

“Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre”, thekson Policia.

Ajo paralajmëron se çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit thotë se respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por paralajmëron se do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së tyre.

“Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara. Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije”, thuhet në reagim.

Në fund, Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime që të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të mos përfshihen në akte dhune dhe shkatërrimi.

“Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin”, përfundon deklarata.

policiaprindërvetyre

Të ngjashme

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

21:55
Policia e Shqipërisë del me thirrje për protestuestuesit në Tiranë: Distancohuni nga personat e maskuar, dhuna nuk tolerohet

Policia e Shqipërisë del me thirrje për protestuestuesit në Tiranë: Distancohuni nga personat e maskuar, dhuna nuk tolerohet

13:37
Policia turke bastis televizionin e pavarur, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë

Policia turke bastis televizionin e pavarur, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë

11:08
Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij

Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij

09:14

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 15:13Familjarët i çojnë për të ngrënë policit, momenti kur fëmija i vogël e përqafon
  • 15:12Vërshimet në Stamboll, shkon në tre numri i viktimave
  • 14:15Protestat e dhunshme në Tiranë, punonjësit e administratës njoftohen të mos dalin në punë
  • 13:58Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste
  • 13:49Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike