Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 09:52
Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

Një hetim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar ka konkluduar se princi saudit 29-vjeçar, Abdullah bin Fahad bin Abdullah bin Abdulaziz bin Jalawi Al Saud, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak të shkaktuar nga konsumi i një kokteji fatal me alkool, droga sintetike dhe barna kundër ankthit.

Trupi i tij i pajetë u gjet më 25 nëntor 2025 në dyshemenë e banjës së dhomës së tij në hotelin e luksoz “Marriott” në Kensington të Londrës, ku po qëndronte kundrejt një çmimi prej rreth 600 paundësh në natë. Seanca e hetimeve në Gjykatën e Coroner-it në Perëndim të Londrës (Inner West London Coroner’s Court) zbardhi detajet e toksikologjisë dhe rrethanat e ngjarjes.

Përzierje fatale e substancave

Sipas raportit toksikologjik të paraqitur në gjykatë, princi kishte në gjak një nivel alkooli prej 222 mg për 100 ml — pothuajse tri herë më i lartë se kufiri i lejuar për ngarjen e makinës në Britani (80 mg/100 ml). Ekspertët mjekësorë deklaruan se vetëm ky nivel alkooli ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar gjendje meje ose kome.

Përveç alkoolit, analizat zbuluan nivele fatale të GHB-së (gamma-hydroxybutyrate), e njohur si “drogë e festave”, si dhe gjurmë të kanabisit dhe ilaçit kundër ankthit Xanax (alprazolam) e medikamenteve të tjera anksiolitike. Ekspertët përfunduan se kombinimi i këtyre substancave solli ndalimin e menjëhershëm të zemrës.

Zëvendës-koronerja Jean Harkin nxjerrin vendimin për vdekje aksidentale (misadventure), duke konfirmuar se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e ndonjë personi të tretë apo qëllim të vetë princit për t’i dhënë fund jetës.

Kamerat e sigurisë (CCTV) treguan se 29-vjeçari kishte qenë vetëm në dhomë natën para se të gjendej i vdekur nga një punonjëse e pastrimit të hotelit. Gjithashtu, në dhomë nuk u gjet asnjë letër lamtumire.

Sfidat e mëparshme me varësinë

Gjatë seancës u bë e ditur se princi saudit kishte pasur një histori të gjatë luftimi me varësinë nga alkooli e barnat me recetë. Në gusht të vitit 2025, ai i ishte nënshtruar një programi detox-i në klinikën e njohur “Priory Clinic” në Roehampton, ku qëndrimi mund të kushtojë deri në 35,000 paund në javë.

I ndjeri ishte pjesëtar i familjes mbretërore saudite, pasardhës nga linja e stërgjyshit të mbretit aktual Salman. Gjykata Mbretërore e Arabisë Saudite e ka konfirmuar ndarjen e tij nga jeta, ndërsa ceremonia mortore është mbajtur në Riad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 15:59NATO: Rusia synon të thyejë vullnetin e aleatëve për të mbështetur Ukrainën
  • 08:34SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi
  • 22:34Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
  • 21:43Tragjike në Fier: Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar
  • 18:49Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022