Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Protesta kundër vendosjes së ushtrisë në Uashington

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 13:55
Protesta kundër vendosjes së ushtrisë në Uashington

Vendimi i Donald Trump për vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Uashington ka shkaktuar protesta të shumta.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Turp kombëtar” dhe brohorisnin “Trump duhet të ikë tani”.

Ky vendim i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas deklaratës së tij se të pastrehët duhet të largohen nga Uashingtoni që kryeqyteti të jetë më i pastër dhe më i sigurtë.

“Duke u rritur në Uashington, është shumë e vështirë të shohësh qytetin të pushtohet nga Donald Trump dhe t’i bëjë të gjithë të jetojnë me frikë. Nuk e miratoj, thjesht mendoj se është një veprim i keq dhe reagimi do të jetë shumë i ashpër kundër tij dhe administratës së tij,” tha Eugene Achstetter, protestues.

Presidenti republikan deklaroi se 800 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në qytet, veprim i cili u konsiderua i paligjshëm.

“Ne jemi tashmë një qytet me shumë kontroll policor. Ne meritojmë përfaqësim. Përfaqësues të popullit nga të gjitha shtetet e tjera vijnë në Kongres këtu dhe ne paguajmë taksat njësoj si kushdo tjetër,” tha Kango Kiama, protestues.

Kryetarja demokrate e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, hodhi poshtë pretendimet e Trump për dhunë të pakontrolluar, duke vënë në dukje se krimi arriti nivelin më të ulët në më shumë se tre dekada vitin e kaluar.

Ndërsa policia e qytetit deklaroi se krimi, përfshirë vrasjet, u rrit ndjeshëm në vitin 2023, duke e bërë Uashingtonin një nga qytetet më të rrezikshme të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:33Freedom House: Si mund të rigjallërohet demokracia serbe pas 14 viteve të pushtetit të Vuçiqit?
  • 13:53“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës
  • 11:25Vazhdojnë protestat e studentëve në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës
  • 08:25Rama sërish i kërkon studentëve: Dialog
  • 23:29Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm