Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Putini del me një kërkesë, ja se cila është

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 17:56
Putini del me një kërkesë, ja se cila është

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ofruar zgjatjen e traktatit New START mes Moskës dhe Uashingtonit – marrëveshjes së vetme të mbetur për armët bërthamore mes dy vendeve – që pritet të skadojë në shkurt.

Duke folur në një takim me këshilltarët e tij të Këshillit të Sigurisë më 22 shtator, Putin tha se lejimi që traktati të skadojë do të kishte pasoja negative për stabilitetin global.

“Rusia është e gatshme që të vazhdojë t’iu përmbahet kufizimeve kryesore të traktatit New START edhe për një vit pas 5 shkurtit 2026”, tha Putin.

Ai shtoi se SHBA-ja duhet të veprojë njësoj.

“Ne besojmë se kjo masë do të jetë e zbatueshme vetëm nëse SHBA-ja vepron njësoj”, tha Putin.

Traktati ishte nënshkruar në Pragë më 2010 nga presidentët e atëhershëm Barack Obama dhe Dmitry Medvedev. Marrëveshja kufizon secilin vend që të ketë jo më shumë se 1.550 koka bërthamore të dislokuara dhe 700 raketa dhe bombardues të dislokuar. Po ashtu, ajo parasheh inspektime në terren për të verifikuar nëse po zbatohet marrëveshja.

Rusia i pezulloi inspektimet në gusht të vitit 2022, pasi raportet dypalëshe u përkeqësuan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të po atij viti. Putin tha në shkurt të vitit 2023 se Rusia po e pezullonte pjesëmarrjen e saj në pakt, por Moska theksoi se do të vazhdonte t’u përmbahej kufizimeve sa i përket arsenalit të saj bërthamor.

Traktatet e tjera dypalëshe për kontrollin e armëve, që mbikëqyrnin dy arsenalet më të mëdha në botë bërthamore, kanë kolapsuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe Moskës.

Që prej kur Donald Trump mori detyrën e presidentit në janar, Rusia ka sinjalizuar se është e hapur për rinisjen e dialogut bërthamor me Uashingtonin. Putin po ashtu ka sugjeruar se mund të arrihet një marrëveshje e re dypalëshe për kontrollin e armëve para se të mbante bisedime me Trumpin në Alaskë në muajin gusht.

Rusia vazhdimisht ka synuar që të ketë më shumë bisedime me SHBA-në që shkojnë përtej përpjekjeve për arritjen e paqes ose një armëpushimi në Ukrainë, duke përfshirë edhe çështje dypalëshe. Ideja e kësaj duket të jetë që Ukraina të mbesë në plan të dytë dhe të sugjerohet se SHBA-ja dhe Rusia janë fuqi globale me peshë të barabartë.

Ende nuk ka një reagim nga Uashingtoni lidhur me deklaratat e fundit të Putinit, por Trump ka sugjeruar se bisedimet për reduktimin e armëve bërthamore duhet të zgjerohen dhe në to të përfshihet edhe Kina, të cilën Trump e sheh si kërcënimin më të madh strategjik për SHBA-në. Trump po ashtu ka thënë se bisedimet për reduktimin e arsenaleve bërthamore duhet të zhvillohen pas arritje së një marrëveshjeje për Ukrainën.

armet berthamorePutinSHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës