Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rreziku i lartë: Lëshohet urdhër evakuimi i menjëhershëm për banorët e Fierit

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 12:19
Rreziku i lartë: Lëshohet urdhër evakuimi i menjëhershëm për banorët e Fierit

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Njësinë Administrative Ferras në Fier për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të lartë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Bazuar në njoftimin e lëshuar të ministrisë, evakuimi do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave, transmeton Klankosova.tv.

Prioritet do t’i jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara.

Sipas njoftimit, transporti do të sigurohet nga mjetet e bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe Forcat e Armatosura.

Qytetarët e evakuuar do të strehohen dhe asistohen nga bashkia, policia, njësitë shëndetësore dhe strukturat sociale, ku do të sigurohet regjistrimi, ushqimi, veshmbathja, ndihma mjekësore dhe informacioni i rregullt mbi situatën.

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn menjëherë në fuqi.

vërshimet

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:36Numër i madh i pjesëmarrësve: Ndryshon adresa e protestës në Bruksel
  • 18:57Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
  • 18:00Tre tërmete të njëpasnjëshme alarmojnë Turqinë
  • 13:16Boshnjakët votojnë në zgjedhjet që përballin forcat pro-perëndimore me ato nacionaliste
  • 11:48Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë